Lushkja: Shënoj atëherë kur duhet, Laçin nuk e mendoj dot duke luftuar për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 16:37

Lushkja: Shënoj atëherë kur duhet, Laçin nuk e mendoj dot duke luftuar për mbijetesë

Mesfushori i Laçit, Regi Lushkja, shënoi golin e fitores pas vetëm tri minutash në fushë. I aktivizuar si zëvendësues, kavajasi justifikoi gjithçka duke bërë një goditje të bukur nga afërsia e zonës. Në bisedën për “Panorama Sport” para ndeshjes, Lushkja u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

lushkja

“Ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm. Fituam përballë një skuadre që pavarësisht situatës në të cilën gjendet, mbetet sërish një ekip i mirë. Natyrisht që goli të gëzon, por më shumë na gëzon fitorja e arritur. Për mua sadisfaksioni ishte më i madh, pasi vija edhe nga stoli. Ky është goli im i dytë në këtë sezon dhe për këtë jam shumë i kënaqur, pasi i kam shënuar dy skuadrave me emër si Skënderbeu dhe Vllaznia. Në fund të dy fazave të para, ekipin e shikoj në pozicione më të larta në tabelën e klasifikimit. Nuk e mendoj këtë skuadër në luftë për mbijetesë, pavarësisht se jemi djem të rinj”, ka thënë mesfushori pas ndeshjes së djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"