Lushkja: Koliçi ishte vendosur keq dhe shënova, ju tregoj si na ka ndryshuar Cungu nga Starova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 19:38

Lushkja: Koliçi ishte vendosur keq dhe shënova, ju tregoj si na ka ndryshuar Cungu nga Starova

Lojtari më i mirë në sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit u shpall Regi Lushkja, që shënoi edhe golin e barazimit për kurbinasit.

regi lushkja

Në mikrofonin e “Supersport”, Lushkja tregoi mënyrën si shënoi golin, ndërkohë që tregoi çfarë e ka ndryshuar Laçin nga Starova tek Cungu.

Ndeshje perfekte, dhe Laçin vështirë se e ndal dikush…

Kemi marrë 3 fitore, kemi gjetur ritmin e duhur. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Goli i barazuar. Çfarë menduat?

Bëmë presingun mirë lart dhe e fituam. E pashë që portieri ishte vendosur pak gabim, dhe tentova cepin e portës.

Çfarë ndryshoi kështu si me magji, pas largimit të Starovës, tashmë me Cungun?

Nuk mund të themi që trajneri që ishte ka bërë keq, por ishim mirë në fillim. Gjërat nuk shkuan siç donim, më pas me trajnerin e ri gjetëm ritmin e duhur. Na ka dhënë besim.

Çfarë u bë ndryshe?

Trajneri i ri na ka dhënë më besim, është diçka shumë e rëndësishme në aspektin psikologjik.

Skuadra ka gjetur ritmin, me mentalitetin e duhur. A mendoni se do jeni në 4 ekipet e para, apo mund të pretendoni për kampion?

Duhet të jemi me këmbë në tokë. Një herë jemi mirë, një herë keq. Tani jemi në rrugën e duhur, dhe shpresojmë ta mbajmë sa më gjatë. Shpresojmë ta kapim vendet e para në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"