Lumë kërkesash për sulmuesin e Real Madridit, pas Milanit në garë futen edhe dy ekipet angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 16:35

Lumë kërkesash për sulmuesin e Real Madridit, pas Milanit në garë futen edhe dy ekipet angleze

Nuk është më sekret që sulmuesi i Real Madridit Luka Joviç do largohet nga skuadra spanjolle. Serbi u ble 60 milionë euro nga Real Madrid por ka dështuar të justifikojë shpenzimin që madrilenët bënë për të.

jovic

Në garë për të prej kohësh është Milani, që e shikon si partnerin ideal të Ante Rebiç në sulm. Por së fundmi në garë për sulmuesin e Real Madrid janë futur edhe Çelsi me Leiçester Sitin. Ekipi i drejtuar nga Lampard kërkon të formojë një skuadër konkurruese në Evropë dhe Angli, dhe nuk është kursyer në merkato. Londinezët kanë marrë Timo Vernerin nga Lajpcigu dhe Zijek nga Ajaksi, dhe tani kërkojnë edhe sulmuesin serb Joviç.

Për sulmuesin e Real Madrid e interesuar është edhe Leiçester që po bën mirë në kampionat këtë sezon pasi rënditet e treta. Real Madrid kërkon 30-35 milionë euro për Luka Joviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"