Lumë kartonësh, 16 të verdhë në 5 ndeshje. Ja lojtarët e ndëshkuar tek Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 14:56

Lumë kartonësh, 16 të verdhë në 5 ndeshje. Ja lojtarët e ndëshkuar tek Kombëtarja shqiptare

Lojtarët e Kombëtares janë shumë nervoz këtë fushatë. Këtë e tregojnë edhe ndëshkimet e shumta në pesë ndeshjet e para. Deri më tani, janë akorduar 16 kartonë të verdhë për lojtarët tanë.

SHQIPERIA

Një numër i lartë duke pasur parasysh se kemi në grup ekipe si Andorra dhe San Marino. Kontestime dhe gabime pati në ndeshjen me Poloninë, ku brenda 12 minutash arbitri italian Mariani nxori 3 herë kartonin e verdhë.

U ndëshkuan Abrashi, Bare, Hysaj në raste ku kartoni edhe mund të kursehej.

Penalizimi vjen direkt pas kartonit, pasi të ndëshkohesh në minutën e 10- të të frenon disi të japësh maksimumin dhe të luftosh po njësoj. Hysaj, Manaj dhe Bare nuk luajtën ndaj Hungarisë për shkak kartonësh dhe i radhës që mungon është Gjasula.

KARTONAT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"