VIDEO/ Lumë golash kuqezi, Manaj bën dopietë për 45 minuta me Barcelonën B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:46

VIDEO/ Lumë golash kuqezi, Manaj bën dopietë për 45 minuta me Barcelonën B

Sulmuesi i Shqipërisë Rey Manaj shkëlqen sërish në Spanjë. Futbollisti i Barcelonës B shënoi dy nga tre golat e skuadrës katalanase në sfidën e javës së 17-të të Segunda Divisionit ndaj L’Hospitalet.
EuxQyanXEAAsU-S
22-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të duke goditur saktë me kokë topin e dërguar nga Alvaro Sanz. Në fund të pjesës së parë, katalanasit e vegjël fitojnë penallti dhe Manaj nuk gabon nga 11 metra. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për Barcelonën B.

Kjo javë regjistroi lumë golash nga sulmuesit e Shqipërisë. Sokol Cikalleshi me dopietë, Myrto Uzuni, Armando Broja dhe Rei Manaj shënuan në ndeshjet me skuadrat e tyre.

Këtë sezon me Barcelonën B, Manaj ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje kampionati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"