“Luks që do të përballemi me Vllazninë”, Mziu flet pas shortit: Futbolli ka të papritura, mirë do ishte të ndesheshim me… Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 12:05

“Luks që do të përballemi me Vllazninë”, Mziu flet pas shortit: Futbolli ka të papritura, mirë do ishte të ndesheshim me… Dinamon

Korabi është skuadra surprizë e këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë. Dibranët arritën të eliminonin Tiranën, teksa goglat ditën e sotme i rezervuan një përballje në transfertë ndaj Vllazninë, sfidë kjo e vlefshme për fazën ccerekfinale. Për këtë takim, foli administratori i skuadrës nga Peshkopia, Fehmi Mziu, i cili në prononcimin pas shortit, për gazetarët, u shpreh:

Meziu

“Ç’është e vërteta ne po luajmë me të gjitha ekipet e elitës. Shorti dihej. Mirë do ishte të përballeshim me Dinamon, që luftojmë për Superioren, por i vlerësoj të gjitha ekipet.

Shorti i mirë është. Futbolli ka të papriturat e veta. Ne do të luftojmë, siç luftojmë në të gjitha ndeshjet për kampionat. Do të jetë një ndeshje e luftuar nga çuna. Shpresojmë. Nuk na vjen keq për asgjë. Ne kemi luks të përballemi me Vllazninë, është djepi i futbollit shqiptarit. Shpresojmë të arrijmë atë që i kemi vënë vetes detyrë”, përfundoi Mziu.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia “peshkon” Korabin, Laçi dhe Partizani “përplasin brirët”. Ja 4 përballjet interesante

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"