Lukas alarmon, Partizani stërvitje përkrah Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 13:00

Lukas alarmon, Partizani stërvitje përkrah Kukësit

Mbyllja e merkatos e ka gjetur Partiza nin të paplotësuar, ku mangësitë më të mëdha janë në repartin sulmues. Madje, thuhet se klubi nuk i ka humbur shpresat për të afruar ndonjë alternativë në majë të sulmit. Lukas Kradozo mendohej se do të ishte një përforcim me vlera për skuadrën e Gegës në muajin tetor, kohë e cila përkonte me llogaritjet që braziliani duhej të riaftësohej nga operacioni që kreu në gju në maj.

357797_TS_25-01-18_6568757055_

Realiteti është ndryshe, duke e shtuar alarmin në repartin sulmues, pasi Lukas është shumë prapa me riaftësimin. Braziliani, për momentin, edhe ecjen e bënë çalë-çalë, kështu që nuk bëhet fjalë për rikthim në fushë. Lojtari është shumë i kontaktuar në stërvitje, pasi vijon punën me përgatitësin Sakone dhe stafin mjekësor. 24-vjeçari nuk mund ta godasë topin me këmbën e majtë, madje edhe peshën e trupit nuk mund ta mbajë në këtë këmbë. Me situatën ku ndodhet, ku duket qartë që lojtari nuk ka mbajtur regjim gjatë muajve të qëndrimit në Brazil, i bie që të rikthehet i plotë vetëm në pjesën e dytë të sezonit, pas fazës përgatitore dimërore. Gjithsesi, stafi po bën të pamundurën që braziliani të riaftësohet më shpejt se janari, por realiteti i lojtarit nuk është premtues.

PËRGATITJET ME KUKËSIN- Partizani dhe Kukësi kanë rivalizuar shumë në sezonet e fundit, madje klubet kanë pasur edhe polemika mes tyre në periudha të ndryshme kohore, kryesisht për padrejtësitë në përballjet direkte. Por, “armiqësia” në fushë nuk përbën problem, që pjesëtarët e skuadrave të jenë miq në jetën e përditshme, pse jo edhe në terrenin stërvitor. Duket kontradiktore, por ky është realiteti shqiptar, ku rivalët e përbetuar përgatiten pa asnjë problem në të njëjtin kompleks dhe në të njëjtin orar, por në fusha të ndryshme. Kjo ka ndodhur edhe në dy seancat e fundit që Partizani dhe Kukësi kanë zhvilluar pasdite në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë. Me këtë praktikë pune i bie që klubet të mos kenë çfarë t’i fshehin njëratjetrës sa i përket programit stërvitor, që sigurisht nuk do të jenë njëkohësisht në javën e duelit mes tyre. Kukësi e ka nisur stërvitjen dje disa minuta më parë se të kuqtë dhe përgatitja e verilindorëve ka qenë më shumë e bazuar në aspektin teknikotaktik.

partizani

Ndërsa, trajneri Gega e nisi me një përgatitje me ushtrime fizike për të përfunduar me lojëra mes grupit. Duke qenë se Kukësi e mbaroi më përpara stërvitjen, të shumtë ishin lojtarët e Kukësit që në ikje përshëndetën futbollistët dhe stafin e kuq. Madje, ish-ët e kuq te Kukësi, Cuculi, Krasniqi, Qaqi dhe trajneri Hallaçi u ndalën më shumë për të takuar dhe biseduar me miqtë e tyre. Madje nuk kanë munguar edhe batuat në distancë të mbrojtësit Gëzim Krasniqi, ndaj ish-shokëve të ekipit, ku më përzemërsisht u përshëndet me Ibrahimin dhe përgatitësin Sakone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"