Lukaku sheh përtej Netos, sulmuesi belg karikon “armën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:30

Lukaku sheh përtej Netos, sulmuesi belg karikon “armën”

Neto ka qenë i 12-ti i Juventusit, skuadër që Lukaku dëshiron të vazhdojë ta shohë nga lart. Neto ka mbrojtur edhe kuadratin e Fiorentinës, kundërshtar ndaj të cilit Romelu kërkon një kthesë të menjëhershme. Neto është personi, që belgu “rastisi” në një nga rastet më të mëdha të humbura kundër Barcelonës. 

romelu lukaku

Fantazma e portierit brazilian do ta ndjekë me siguri edhe për disa kohë nga shpatullat. Shpatulla, që megjithatë, janë të gjera dhe arrijnë të mbajnë shumë peshë. Mënyra për ta bërë është gjithmonë e njëjta: të shënojë ose të udhëheqë shokët drejt fitores.

Në kampionat ia arrin me një thjeshtësi të madhe, në Europë “superfuqitë” iu zhdukën në momentin më të bukur. Shifrat e tij në Champions kanë pa dyshim më pak impakt. Distancat më të mëdha janë në golat e shënuar, por për pjesën e mbetur, përfshi përqindjen realizuese, diferencat mund të konsiderohen “natyrale”, duke konsideruar nivelin mesatar më të lartë të kundërshtarëve të përballur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"