Lukaku reagon pas koreve raciste në ndeshjen me Kaljarin: Jemi në vitin 2019 dhe po kthehemi pas në kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2019 | 15:28

Lukaku reagon pas koreve raciste në ndeshjen me Kaljarin: Jemi në vitin 2019 dhe po kthehemi pas në kohë

Ditën e djeshme Interi arriti të fitojë në sfidën kundër Kaljarit, me rezultatin 1-2, por pavarësisht kësaj një ngjarje e keqe ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjes.Inter

Tifozët vendas gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kanë ndaluar së fyeri, lojtarin e zikaltërve, Romelu Lukaku, për shkak të ngjyrës së tij.

Pas kësaj ka reaguar edhe sulmuesi belg, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, shkruan: “Shumë lojtarë janë prekur nga racizmi muajt e fundit, kjo më ndodhi edhe mua dje. Futbolli është një lojë për të gjithë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë formë diskriminimi, që e kthen lojën tonë në turp. Unë pres që në të gjithë botën Federatat e Futbollit të reagojnë fuqimisht në të gjitha rastet e diskriminimit. Mediat sociale duhet të punojnë më shumë me klubet sepse çdo ditë shohim komente raciste në secilin postim të një personi me ngjyrë. Zonja dhe zotërinj, jemi në vitin 2019 dhe në vend që të shkojmë përpara, ne kthehemi prapa.Unë si lojtar mendoj që duhet të bashkohemi dhe të bëjmë një deklaratë për këtë çështje, për ta bërë këtë lojë të pastër dhe të këndshme për të gjithë.”, shkruan 26-vjeçari.lukaku

Kjo nuk është hera e parë që një episod i tillë ndodh në fushën e Kaljarit, pasi vetëm një sezon më parë diçka e njëjtë ndodhi edhe me lojtarin e Juventusit, Moise Ken.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"