Lukaku ngjit “Olimpin”/ Interi ka sulmuesin total, belgu mposht Ronaldon e Levën në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 23:27

Lukaku ngjit “Olimpin”/ Interi ka sulmuesin total, belgu mposht Ronaldon e Levën në Europë

Të ngrejë dorën kushdo që ka dashur të kujtojë këtë 2020 me gëzim, mes pandemisë, krizës ekonomike, personave që nuk janë më, eventeve të shtuara dhe mijëra përshëndetjeve. Ndoshta dikush: Romelu Lukaku. Sulmuesi i Interit nuk djersin, shënon dhe flet rastësisht. Mbani mend këto tri folje.

Romelu-Lukaku-Inter-Milan-F365-2

E FOLURA – Të flasë, po, si në Mynshengladbah: “Nuk kam luajtur asnjëherë kaq mirë në jetën time”. Ekziston një botë pas këtyre fjalëve të belgut, që po ndihet gjithmonë e më shumë në majë të malit. Më pas loja vazhdon kështu: Interi, kalendari dhe Antonio Konte i shtojnë metra të tjerë për të ngjitur, ai me kokën e ulur me përpikëri përditëson rekordet.

Leva-Haland-Ronaldo

SHËNIMI – Folja e dytë, që mat shumë (por jo gjithçka). Sepse askush nuk ka shënuar sa Lukaku në kupat europiane për këtë 2020: 11 gola, mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, tri më shumë se Levandovski dhe Haland. Është i këtyre ditëve thashethemi sipas të cilit Zakarian, mesfushorin e përshtatur mbrojtës të Gladbah, e ndjek nga pranë Bajerni kampion i Europës. Ja: Zakaria, dy mbrëmje më parë, u shty nga Lukaku si i fundit që zgjidhet për kalçeto. Nevojitet të kuptohet sa Romelu ka përfituar tashmë një dimension ndërkombëtar.

Lukaku goli

Se sa Konte e ka ndihmuar të rikuperojë pozicione brenda një panorame europiane që nuk e shikonte më mes vendeve të para, pas një eksperience negative te Mançester Junajtid. Sot, vetëm Levandovski, Haland dhe Kristiano Ronaldo kanë shënuar më shumë në vitin diellor, duke llogaritur si golat me klube po ashtu edhe me kombëtaren. Ndërsa tek Interi ka kaluar Vierin, Serenën dhe Martins me 12 dhe ndodhet pas Macolës (17), Adrianos (18) dhe Altobelit (35).

DJERSITJE – Por Lukaku është më shumë, sot është Interi. Nga momenti kur është veshur zikaltër ka shënuar 45 gola, vetëm katër prej të cilëve nuk kanë shërbyer për së paku një barazim. Duke qëndruar te viti diellor, me 31 golat e shënuar me Interin në 22 ndeshje të ndryshme, skuadra e Kontes ka humbur vetë tri ndeshje: me Bolonjën në shtëpi, derbin me Milanin dhe finalen kundër Sevijës  (në rastin e fundit mund të kuptohet mirë sepse belgu nuk fjeti për katër ditë).

E të ndalemi te gjumi: krevati ka marrë vendin e dhomës hiperbarike, pasditen e së mërkurës, pas rikthimit në Milano. Bomberi nuk kishte dëshirë tjetër veçse të rikuperonte energjitë, pas një kthimi në orën 04:00 të mëngjesit. Ja pra, lodhja, mundimi. Lukaku është përtej golave që shënon. Është udhëheqës, në raportin me skuadrën, më shumë se sa Levandovski, Haland dhe Ronaldo janë për Bajernin, Borusian e Dortmundit dhe Juventusin.

lukaku

ME KONTEN – Si matet kjo? Lexohet, shikohet, peshohet me sytë por jo me peshoren. Lukaku është për lojë të shkurtër dhe të gjatë. Bën spondën (kujtoni dhuratën me kraharor për Lautaron në rastin e shtyllës së këtij të fundit?), luan me topa të gjatë, brenda zonës së rreptësisë apo në kundërsulm. Është kompletuar, tek Interi.

Di të bëjë shumë gjëra dhe njërën prej tyre po mëson ta bëjë, në Milano. Është shndërruar lideri i një skuadre, siç nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë. E këtu kthehemi te folja e nisjes. E dëgjoni se si flet, Lukaku? Nga post-Torino deri në Mynshengladbah, nga “nuk jemi ende një skuadër e madhe” te “nëse luaj kështu është merita e trajnerit dhe e shokëve të skuadrës”: e vërtetë, më shumë se banalitet.

lukaku.udinese.inter.2019.2020.pugno.750x450

Europa tani e ka frikë dhe e ndjek, edhe nga pikëpamja… komerciale: në horizont ka risi me marka elitare si “Playstation”, “Versace”, “Maserati”. E natyrshme: në fund sot edhe Lukaku është një markë. Por pozicionimi në merkato i duhet akorduar Kontes: “Vetëm unë e di se çfarë u detyrova të bëj për të blerë Lukakun”, u shpreh pak muaj më parë trajneri.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"