Lukaku lë gjithçka të hapur me Interin: Mbetet vetëm të merret një vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 19:48

Lukaku lë gjithçka të hapur me Interin: Mbetet vetëm të merret një vendim

Romelu Lukaku nuk e ka vendosur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij. Sulmuesi belg, në një intervistë në një dokumentar te “Prime”, ka pranuar se te Interi ndjehet mirë dhe se e dinte gjithmonë që nëse gjërat te Çelsi nuk do të shkonin ashtu siç duhej, kthimi te zikaltrit do i jepte shtysën e nevojshme.

skysports-romelu-lukaku-inter-milan_6111831

“Jam ndjerë mirë te Çelsi në sezonin e kaluar, por e dija që nëse nuk do të shkonte mirë, kisha përsëri Interin. Kur firmosa përsëri, e dija që vendi im ishte këtu. Unë e trajtoj këtë klub me shumë seriozitet. Dua të bëj më të mirën time. Të mbështetesh nga të tjerët është gjëja më e mirë që mund të ekzistojë,.

E ardhmja këtu? Të shohim, unë i jetoj situatat ditë pas dite. Nuk e kam ndjerë veten në trysni, mbetet vetëm të merret një vendim. Kaq është e gjitha”, tha Lukaku gjatë intervistës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"