Lukaku kap Levandovskin, por nuk mjafton: Shumë pakujdesi, gabimet paguhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 22, 2020 | 16:29


Lukaku kap Levandovskin, por nuk mjafton: Shumë pakujdesi, gabimet paguhen

U paraqit në vërshëllimën e startit në kuotën 8 ndeshje radhazi dhe me dy golat e realizuar kundër Borusia Mynshengladbah preku kuotën 8. Shaka të kalendarit: plot dy muaj më parë si dje luante finalen e Ligës së Europës, që belgu e konsideron një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës.

LUKAKU

Është Europa ajo që Interi ndjek tani. Dhe këtu Lukaku është në seri të hapur, duke mos u ndalur që nga mbrëmja në Pragë: tetë ndeshje radhazi me së paku një gol të shënuar. Dhe në histori vetëm dy lojtarë kanë prekur maja më të larta: Levandovski (9 ndeshje) dhe Kristiano Ronaldo (11). Shkalla e podiumit nuk është më e ulëta, pasi tani Romelu ndodhet në të njëjtën shkallë me Levën dhe ndjek CR7-n.

MOMENT JO I LEHTË – Në përfundim të sfidës së djeshme, sulmuesi belg është marrë në pyetje nga mediat italiane, ku ka analizuar paraqitjen e skuadrës, sipas tij absolutisht nën nivelin e pritur: “Për mua nuk është një rezultat i mirë, mund të bëjmë më shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi më të fortë psikologjikisht. Nuk është një moment i lehtë, por nevojitet të punojmë dhe të besojmë tek aftësitë tona”. Ambientit me siguri i nevojitet një shkëndijë pozitive: “Duhet të jemi më të fortë, duke nisur nga mbrojtja. Pësuam dy gola për shkak të gabimeve tona, gabuam në shumë raste dhe në këto aspekte mund të tregohemi më të fortë sepse gabimet paguhen”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com