Lukaku i papërmbajtshëm, në ndeshjen e ardhshme në Europa Ligë mund të thyejë rekordin e Etosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 16:10

Lukaku i papërmbajtshëm, në ndeshjen e ardhshme në Europa Ligë mund të thyejë rekordin e Etosë

Interi fitoi 2-0 ndaj Getafes dhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Europa Ligës. Golat për zikaltërit u shënuan nga Romelu Lukaku në pjesën e parë dhe Kristian Eriksen në të dytën.

Lukaku

Goli i parë ishte komplet meritë e Lukakut që me forcën e tij fizike dhe me saktësinë prej një sulmuesi rrace dërgoi topin në cepin e portës. Ky gol ishte i 30-ti me fanellën zikaltër në të gjitha kompeticionet në këtë sezon. 30 gola një sulmues nuk i shënonte për Interin që nga viti i tipletës ku ishte sulmuesi Samuel Eto që shënonte 30 gola.

Tashmë belgu jo vetëm që e ka barazuar rekordin e kamerunasit por ka të paktën edhe një ndeshje mundësi për ta thyer këtë rekord.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"