Lukaku i del në mbrojtje Murinjos: Zihet me të tjerë për lojtarët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 19:55

Lukaku i del në mbrojtje Murinjos: Zihet me të tjerë për lojtarët e tij

Murinjo po sulmohet nga të gjithë. Një nga debatet e tij të famshme është edhe ai i fundit me Pogbanë. Megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se portugezi e bën gjithçka për të mirën e ekipit. Për “BBC”, Romelu Lukaku e etiketon edhe si shakaxhi Murinjon.

Mourinho-Lukaku

“Njerëzit duhet ta vlerësojnë për atë që i ka dhënë futbollit dhe jo ta kritikojnë. Në këtë botë ka edhe njërëz që janë të ndershëm me të. Ai dëshiron të ruajë personalitetin e tij dhe nuk ka frikë të përballet me asnjë. Murinjo është shakaxhi. Shpesh bën shaka me të gjithë. Them se është “cool” dhe shumë familjar. Ai zihet me të tjerët për lojtarët e tij. Mendoj se është gjeni”, u shpreh Lukaku, duke folur me superlativa për portugezin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"