Lukaku flet për racizmin: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë, reagova dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:01

Lukaku flet për racizmin: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë, reagova dhe…

Sulmuesi i Interit thotë se racizmi ende ekziston, por gjithashtu zbulon se Italia është vendi më mirë që ka qenë. Belgu bëri një paraqitje mjaf të mirë me zikaltërit, pasi në sezonin e parë arriti të shënonte 34 gola në 21 ndeshje.

Lukaku gol

Lukaku dha një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”. “Është vendi më i mirë që kam qenë. Italianët më mirëpritën krahëhapur dhe i jam mirënjohës gjithësecilit. Edhe futbolli më ka ndihmuar të përmirësohem shumë. Dua të përmirësohem akoma më shumë dhe të ndihmoj ekipin”. Por Lukaku beson se racizmi është ende një problem. “Ende ekziston, në të gjithë Europën. Dhe është absurde.

Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë. Reagova dhe nuk më ndodhi më. Nuk dua të ngatërroj 3 apo 300 persona që fishkëllejnë me mijëra të tjerë”, përfundoi Lukaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"