Lukaku drejt kthimit te Interi, në Itali flitet për takimin e zikaltërve me avokatin e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 23:10

Lukaku drejt kthimit te Interi, në Itali flitet për takimin e zikaltërve me avokatin e sulmuesit

Romelu Lukaku kërkon të kthehet te Interi, Dëshirën që ai e bëri publike në pjesën e parë të këtij sezoni, duket se kërkon ta konkretizojë sa më shpejt në verë dhe në Itali, tashmë e shohin të mundur një hipotezë të tillë.

lukaku

Edhe pse klubi zikaltër vështirë se mund t’i afrohet kërkesave financiare të sulmuesit belg, apo edhe një shume të lartë që kërkohet nga Çelsi, mediat italiane kanë raportuar sot se tashmë ka bisedime konkrete mes përfaqësuesve të Interit dhe atyre të Lukakut.

Takimi i sotëm me Federiko Pastorelon, përfaqësuesin e tij në Itali, ka qenë vetëm hapi i parë pasi pritet që të ketë një takim tjetër me avokatin e sulmuesit belg. Aty do të mësohen më shumë gjëra rreth mundësisë së kthimit të Lukakut dhe nëse ky i fundit është në gjendje që të bindë Çelsin të mos bëjë kërkesa të tepruara për ta lënë të largohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"