Lukaku dhe 3-5-2, sekretet e Kontes. Interi ka gjetur ekuilibrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:21

Lukaku dhe 3-5-2, sekretet e Kontes. Interi ka gjetur ekuilibrin

Pengesa e parë u kalua dhe tani mu ngon një sforco e fundit për të arritur objektivin. Sigurisht, kualifikimi në 1/8-at e Ligës së Kampioneve nuk mund të konsiderohet arritje për një skuadër si Interi, por duke menduar rrjedhën e ngjarjeve, fakti që zikaltrit janë ende në lojë një ndeshje larg përfundimit të fazës së grupeve, vlen pak entuziazëm. Kalimi i turnit nuk ishte i pamundur, me Realin e Madridit më të dobët të 10 viteve të fundit dhe dy kundërshtarë të tjerë modestë, por së paku u shmang figura e keqe e daljes përpara kohe.Lukaku56

EDHE PAK FAT – Edhe një herë ai që ka nxjerrë skuadrën nga balta ishte Romelu Lukaku, një lojtar që vetëm po rritet. Me dy golat ndaj Borusias është ngjitur në kuotën e 11 golave sezonalë (7 në kampionat dhe 4 në Champions). 18 realizime në 18 ndeshjet e fundit mes klubit dhe kombëtares, megjithatë janë dopietat “specialiteti” i belgut: ndodhet që tani në kuotën 12 me Interin, 4 për këtë sezon. Më mirë se belgu (13 gola) në dy sezonet e fundit kanë bërë më mirë vetëm Levandovski (18) dhe Haland (16).

Dhe vetëm talenti norvegjez këtë vit ka shënuar më shumë dopieta duke konsideruar të gjitha kompeticionet mes lojtarëve të 5 kampionateve kryesore: 5 kundër 4. “Është viti më i mirë i karrierës, falë edhe trajnerit dhe stafit. Megjithatë, në skuadër kemi disa të rinj që duhet të rriten, përfshi mua. Shpresojmë që kjo fitore të jetë një shtysë për të ardhmen. Unë lider? E kam thënë më përpara: jam një nga 25 futbollistët e skuadrës. Është viti im i dytë tek Interi dhe dua gjithmonë ta ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshjet. Jam i lumtur që luaj me këta djem, sepse më kanë bërë të rritem shumë”, ishin fjalët e Lukakut pas fitores me Gladbahun. Pra, cilësi dhe modesti. Nevojitet një sforco e fundit dhe pak fat.

Konte

MOMENTI I MIRË – Shpresa e thellë e tifozëve zikaltër është që ka arritur më në fund momenti i kthesës. Dhe nëse dy tregues (Sasuolo dhe Gladbah) përbëjnë një provë, atëherë mund të jetë momenti i mirë. Të përbashkët dy fitoret e bukura e mbi të gjitha me peshë kanë rikthimin te moduli 3-5- 2, që është marka dalluese e Kontes. Ndoshta nuk do të jetë zgjidhja e të gjitha të këqijave, por ndoshta ekuilibri i rigjetur që kishte munguar gjatë kohëve të fundit. Mbetet problemi i golave të pësuar, që vazhdojnë të jenë shumë, pavarësisht ndeshjes me rrjetë të paprekur të Handanoviçit në “Mapei Stadium”. Edhe në Gjermani diçka në prapavijë nuk funksionoi dhe do të duhet ende punë.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"