Luka Hernandez: Dita më e bukur e jetës time, por për pak ditë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 11:20

Luka Hernandez: Dita më e bukur e jetës time, por për pak ditë…

Luka Hernandez falënderon trajnerin Didie Deshamp për besimin që i dha dhe thotë se po jeton ditën më të bukur të jetës së tij. Mbrojtësi i Atletikos së Madridit ishte nga ata që duhet ta shihnin Botërorin nga stoli, por në fakt pati shansin për të treguar vlerat dhe ia doli të luante si titullar në të gjitha ndeshjet.

hernandez

“Është një lumturi e jashtëzakonshme. Është dita më e bukur e jetës time, por për pak ditë do të jetë e dyta më e bukur. Sepse do të vijë në jetë djali im. Jam shumë krenar dhe i lumtur”, tha fillimisht Hernandez.

Më tej, ai foli për besimin që i dha Deshamp. “Dua ta falënderoj trajnerin që më besoi dhe unë jam i lumtur për këtë. Tani është koha ta shijojmë këtë moment fantastik sepse jemi të gjithë shumë të lumtur”, përfundoi mbrojtësi i Atletikos së Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"