Luiza Gega, udhëtimi me limuzinë i zgjat më pak se gara (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 11:31

Luiza Gega, udhëtimi me limuzinë i zgjat më pak se gara (Foto)

Lëvizja qytetare “Qytetarët për parkun”, ka postuar në rrjetet sociale foto dhe video të pritjes së Luiza Gegës në aeroportin e RInasit një natë më parë. Atletja shqiptare u kthye nga Amsterdami ku u shpall Nënkampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

13606829_648365465316181_6677637315254152211_n

Por fotot e postuara në Facebook tregojnë fillimisht momentin kur presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, mori me limuzinë Gegën në aeroport, ndërsa më pas zbriti atleten disa qindra metra më tutje, larg syrit të kamerave të pranishme.

13631628_1618210815137591_6515799559854130776_n

“Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës se Atletikes Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur në limuzinë para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë”, ishte postimi i “Qytetarët për parkun” i ilustruar me foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"