Luiza Gega rikthehet në atdhe, kampionia e Europës pritet me ceremoni në Rinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 14:28

Luiza Gega rikthehet në atdhe, kampionia e Europës pritet me ceremoni në Rinas

Luiza Gega, kampionja e Europës që shkëlqeu në Mynih në garën e 3000 metra duke rrëmbyer medaljen e artë është rikthyer këtë të hënë në atdhe.

1810f20d-9d99-496d-825a-9e1291e51f11

Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"