Luiza Gega nuk ndalet së mahnituri, kampione Ballkani në 3000 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 17:24

Luiza Gega nuk ndalet së mahnituri, kampione Ballkani në 3000 metra

Luiza Gega duket në një formë shumë të mirë këtë vit, teksa së fundmi ka arritur një rezultat shumë të mirë.luiza-gega-840x440

Atletja shqiptare vazhdon që të shkruajë emrin e saj me gërma të arta. Gega shpallet kampione Ballkani në kampionatin e sallave të mbyllura që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Për Gegën gara ishte një formalitet, ku kampionia kuqezi e ndali kronometrin në kohën 8.55.45 në garën e 3000 metrave. Plot 21 sekonda më e shpejtë nga vendi i dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"