Luiza Gega në finale, reagon Kryeministri Rama: Respekt Kampione!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 19:15


Luiza Gega në finale, reagon Kryeministri Rama: Respekt Kampione!

Luiza Gega është e vetmja sportiste shqiptare që arriti të kualifikohet në finale të disiplinës ku mori pjesë.

gega

32-vjeçarja u rendit e pesta me kohën 9:23.85, në garën e 3000 metrave me pengesa. Gega është e vetmja sportistë që mban gjallë shpresat e Shqipërisë për një vend në podium. Për këtë ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama i cili me anë të një statusi në ‘’Facebook’’ vlerësoi arritjen e Gegës si sportistja e parë që ia del të kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike.

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

Respekt Kampione🙏❤️🇦🇱

Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike👏👏👏

#Tokyo2020🇯🇵

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/