Luis Hemilton triumfon në Hungari dhe bëhet lider i Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 18:30

Luis Hemilton triumfon në Hungari dhe bëhet lider i Botërorit

Luis Hemilton siguroi fitoren e tij të pestë në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke arritur njëkohësisht që për herë të parë në këtë sezon, të merrte edhe kryesimin e Botërorit të Formula 1. I dyti në vijën e nisjes pas shokut të tij të skuadrës, Niko Rosberg, ai u tregua shumë i shpejtë në start për të marrë kryesimin në kthesën e parë e për ta kontrolluar garën nga ai moment, e deri në fundin e saj.

368DEB6D00000578-3705669-image-a-13_1469369022118

Fitorja e tij e 5 në 6 garat e fundit ka bërë që një deficit prej 43 pikësh të kthehet në një kryesim prej 6 pikësh ndaj rivalit të tij kryesor, Niko Rosberg. Ky i fundit u desh të kënaqej me vendin e dytë, 1,9 sekonda pas britanikut, ndërsa Daniel Riçiardo i rezistoi sulmeve të Sebastian Fetel në xhirot e fundit për të plotësuar podiumin.

368DD4A000000578-0-image-a-92_1469367790989

Shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Maks Verstapen, bëri të njëjtën gjë me Ferrarin tjetër të Kimi Raikonen, duke marrë vendin e pestë në pistën hungareze, në të cilën është shumë e vështirë të parakalohet. Zonën e pikëve e plotësuan Fernando Alonso (7), Karlos Sainz (8), Valteri Botas (9) dhe Niko Hulkenberg (10).

368DE75F00000578-3705669-image-a-9_1469368859785

Botërori për pilotë

192  Luis Hemilton

186  Niko Rosberg

115  Daniel Riçiardo

114  Kimi Raikonen

110  Sebastian Fetel

100  Maks Verstapen

56   Valteri Botas

47   Serxhio Perez

38   Felipe Masa

30   Karlos Sainz

368DE5A600000578-3705669-image-a-1_1469368636824

Botërori për konstruktorë

378   Mercedes

224   Ferrari

223   Red Bull

94     Uilliams

74     Force India

45     Toro Roso

38     MekLaren

28     Has

6      Reno

1      Manor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"