Luis Hemilton dominon në shtëpinë e Ferrarit, përsëri në kreun e Botërorit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2017 | 16:42

Luis Hemilton dominon në shtëpinë e Ferrarit, përsëri në kreun e Botërorit

Luis Hemilton dhuroi një paraqitje dominuese për të fituar Çmimin e Madh të Italisë dhe për herë të parë këtë sezon, u kthye në kryesimin e renditjes së Botërorit për pilotë. Britaniku i Mercedes udhëhoqi garën në pistën e Monzës, atë që cilësohet si shtëpia e Ferrarit, që nga fillimi i saj, duke prerë vijën e finishit 4,4 sekonda para shokut të skuadrës, Valteri Botas, ndërsa Sebastian Fetel me Ferrari u desh të kënaqej me vendin e tretë, duke kaluar finishin 36,3 sekonda larg fituesit.

hemilton

Kjo ishte fitorja e 6 sezonale për Hemilton, i cili tani kryeson Botërorin me 3 pikë diferencën ndaj Fetel Botërorin, ndërsa Botas është i treti, shumë i shkëputur nga kjo dyshe.

43DDB8D700000578-4848428-image-a-25_1504446528052

Që në fillimin e garës u pa qartë se Hemilton kishte një ritëm tjetër në krahasim me rivalët. Ai u mbrojt në kthesën e parë ndaj sulmit të Stroll dhe pastaj filloi të krijonte distancë. Pas tij u vendos dyshja Okon-Stroll, ndërsa Botas i rrëmbeu vendin e katërt Kimi Raikonen. Më pas Botas, kaloi edhe dy pilotët që kishte përpara, por pavarësisht rritjes së ritmit në pjesën e dytë të garës, nuk arriti asnjëherë të rrezikonte kryesimin e Hemilton.

43DDA7C200000578-4848428-Hamilton_takes_the_chequered_flag_after_winning_the_Italian_Gran-a-13_1504445963660

Daniel Riçiardo bëri një garë spektakolare, duke rikuperuar nga vendi i 16 në nisje për të qenë në kryesim të saj në një moment, sepse qëndroi shumë gjatë në pistë pa ndërruar gomat. Pas ndalesës në bokse, ai i rrëmbeu Raikonen vendin e katërt dhe u vu në ndjekje të Fetel që ishte para tij dhe kishte përfituar nga duelet mes Raikonen, Stroll dhe Okon për t’u ngjitur në podium. Australiani kishte një ritëm shumë të lartë, por nuk ia doli të arrinte gjermanin e Ferrarit.

renitdja f1

Raikonen e mbylli garën në vendin e pestë, i ndjekur nga Okon dhe Stroll, ndërsa në zonën e pikëve përfunduan me radhë edhe Masa, Perez dhe Verstapen.





www.minuta90.com