Luis Hamilton gjen gjëra pozitive mes krizës: Pandemia më mësoi të vlerësoj kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 23:55

Luis Hamilton gjen gjëra pozitive mes krizës: Pandemia më mësoi të vlerësoj kohën

Luis Hamilton kthe het të flasë jo vetëm për Formulën 1, por për situatën dhe pandeminë që nisi nga COVID-19. “Që kur nisëm izolimin, sigurisht që Koronavirusi na ka dhënë më shumë kohë për të menduar për gjërat e rëndësishme. Unë mendoj se njerëzit ose kompanitë kanë parë që njerëzit mund të punojnë në distancë, sepse teknologjia ka avancuar. Njerëzit janë më të përqendruar në këtë situatë.

skysports-lewis-hamilton-mercedes_5157704

Mendoj se gjendja ishte më mirë në shumë mënyra, për shembull për sa i përket dijes së njerëzve. Patëm diskutim shoqëror dhe racor, i cili gjithashtu u dha kohë njerëzve që t’i kuptojnë mirë këto tema, kështu që mendoj se situata kishte shumë gjëra pozitive. Shpresoj që njerëzimi ka mësuar nga kjo përvojë. Duhet të ketë diçka për të mësuar, sepse përndryshe ne do të kthehemi atje ku ishim më parë.

Nuk e di nëse kjo frymë do të jetë pozitive për një kohë të gjatë, por mendoj se ka patjetër shumë gjëra pozitive. Mua personalisht kjo situatë më mësoi se si ta menaxhoj kohën”, tha në fillim Hamilton. Piloti i Mercedesit foli edhe për rivalitetin me Red Bullin. “Gjithçka që bëj tani është vetëm të përpiqem. Të vë tërë energjinë time për t’u siguruar që jam i përgatitur mirë. Të ndihmoj inxhinierët të jenë të përgatitur mirë. Kemi diskutuar gjatë, ky është momenti që të bëhemi bashkë. Të bashkohemi e të punojmë sa më shumë për të korrigjuar çfarëdo problemi që kemi”, rrëfeu Hamilton.

PARALAJMËRIMI – Për momentin Red Bull mund të llogarisë një avantazh të konsiderueshëm teknik, por ai do të bënte mirë të shikonte pas Mercedesin deri në fund të sezonit, sepse kurrë nuk i dihet. Kjo është këshilla e Fernando Alonsos. “Do të jetë një betejë deri në fund midis Mercedesit dhe Red Bullit. Spektatorët nuk mund të kërkojnë më mirë. Çdo fundjavë ka një shkëndijë të vogël që ndez një sfidë të re dhe rezultati nuk është kurrë i parashikueshëm”, tha Alonso.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"