Luis Enrike: Unë, antimadrilen? Ata që më kritikojnë i dua shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 14:16

Luis Enrike: Unë, antimadrilen? Ata që më kritikojnë i dua shumë

Luis Enrike ka folur për herë të parë si trajner i Spanjës, edhe pse ende nuk është prezantuar në zyrat e federatës. Ish-tekniku i Barcelonës ka preferuar emisionin “Deportes Cuatro” për të treguar emocionet e tij si trajner i “Furisë së Kuqe”.

Luis Enrike

Por ai dha një mesazh të qartë për mediat se do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ashtu siç ka bërë deri tani. Enrike ka edhe një “thumb” për ata që e konsiderojnë si anti-madrilen. “Dua t’iu them se i dua shumë”, tha trajneri duke qeshur.

KOMBËTARJA- “Nuk e di nëse është një ëndërr, por sigurisht që jam i motivuar për të bërë mirë. Kam pasur fatin të luajë me këtë fanellë dhe ta shijoj në çdo moment. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar për të bërë mirë në aventurën e re si trajner i kombëtares”.

luis enrike

KRITIKAT- “Është e pamundur që në Spanjë të mos kesh kritika. Unë e di çfarë pozicioni kanë trajnerët dhe të kritikosh është gjëja më e lehtë që ndodh në këtë vend”.

MEDIAT- “Si gjithmonë. Nuk mund të përmirësohem tani kur jam 48 vjeç. Është shumë e vështirë që të ndryshoj. Unë jam i vetëdijshëm ku kam arritur në karrierë dhe mediat do t’i trajtoj ashtu siç e meritojnë”. AMBICIET- “Kam shumë dëshirë për të bërë mirë në këtë aventurë”.

Luis Enrike

ANTIMADRILEN- “Dua t’u them të gjithë atyre që më quajnë antimadrilen, se i dua shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"