Luis Enrike sfidon Italinë: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 20:18


Luis Enrike sfidon Italinë: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Luis Enrike është gati të sfidojë përsëri Italinë. Pak muaj më parë, skuadra e Mançinit e mposht në rrugëtimin drejt titulli Kampion Europe dhe tani Enrike kërkon t’i kthejë “borxhin” me një sukses në Milano në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Një synim i qartë të cilin ai nuk e ka fshehur në konferencë e sotme për shtyp, duke folur për këtë përballje.

luis enrike

“Për mua është një kënaqësi e madhe të kthehem në Itali, e dashuroj pasi kam kaluar një vit në Romë. Më pëlqen shumë klima, ushqimi, gjuha italiane, por edhe kombëtarja italiane. Ngjasojmë, të dy skuadrat mundohen të bëjnë një lojë krijuese. Kanë fituar me meritë Europianin kundër Anglisë, do të mundohen që të qëndrojnë të pamposhtur.

Nuk di çfarë do të ndodhë nesër, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, duke u përpjekur që të kemi sa më shumë topin në krahasim me ta, duhet të jemi më agresivë.

Çfarë kam frikë nga Italia? Të kesh frikë është një fjalë e shëmtuar, trajnerët dhe lojtarët nuk kanë frikë asgjë. Duhet të mendojmë si të përballojmë Italinë kur kanë topin, dinë të luajnë nga mbrapa, dinë të bëjnë mirë shumë gjëra. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, të mos presim të pësojmë gol. Do të mundohemi të luajmë në mënyrën tonë dhe pastaj të shohim.

E prisja një Itali të tillë, kanë bërë një seri prej 37 ndeshjesh pa humbje. Do të thotë që bën mirë shumë gjëra. Pastaj futbolli varet nga shumë faktorë, është stili më i mirë i lojës nga pikëpamja ime. Tani Italia është një prej skuadrave më të forta në botë. Mendoj se Mançini është treguar shumë inteligjent, ka zgjedhur lojtarët më të përshtatshëm për këtë mënyrë loje, por ai ka fituar kudo dhe kjo tregon se sa i fortë është. Ndoshta Barcelona e Guardiolës ka fituar ndaj mundohen ta kopjojnë, por sa më takon mua, mundohem të vë në zbatim idetë e mia”, tha Luis Enrike para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL