Luis Enrike me dorë “të hekurt”, prezanton rregullat e reja te Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:28

Luis Enrike me dorë “të hekurt”, prezanton rregullat e reja te Spanja

Luis Enrike kërkon te vendos diktatin e tij në krye të Spanjës. Ai mori vendin e Fernando Hierros, që i drejtoi spanjollët vetëm në kampionatin Botëror. Ish-trajneri i Barcelonës ka shpalosur përpara ekipit disa rregulla të reja që synojnë të përmirësojnë miqësinë e futbollistëve me njëri-tjetrin.

luis enrikee

Rregulli i parë i ndalon futbollistët të përdorin telefonin kur ata janë duke ngrenë. Synimi është që ata të afrohen më shumë me njeri-tjetrin.

Rregulli numër 2 ka të bëjë me ndalimin e shëtitjeve në orët e vona të natës. Ky rregull synon të shmangë shpërqëndrimin dhe lodhjen.

Rregulli tretë lidhet me grumbullimin. Kombëtarja spanjolle do të shkojë menjëherë në qytetin ku zhvillon ndeshjen, e jo të grumbullohet në Madrid, siç është vepruar deri tani. Këtë javë Spanja ndeshet me Anglinë në “Uembli” e më pas  do të shkojë në Elçe, ku do të ndeshet me Kroacinë. Enrike kërkon të kthejë edhe njëherë lavdinë e iberikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"