Luis Enrike: Luajmë për jetë a vdekje kundër Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:06

Luis Enrike: Luajmë për jetë a vdekje kundër Kroacisë

Sot Kroacia dhe Spanja është sfida mes së fundit dhe të parës, e vlefshme për Grupin 4, Liga A, të Ligës së Kombeve. Nën kampionët e botës pas humbjes 0-6 të “fazës së parë” duan hakmarrjen për të evituar rënien në Ligën B, por iberikët me tri pikë do siguronin gjysmëfinalen. Barazimi nevojitet pak, ja përse garanton spektakël.

luis enrike

Dhe trajneri i “Furive të Kuqe”, Luis Enrike, e cilëson përballjen me kroatët si ndeshjen e parë “për jetë a vdekje” që nga momenti që ka marrë drejtimin e kombëtares. “Nëse fitojmë sigurojmë kualifikimin, përndryshe situata mund të marrë një tjetër rrjedhë, – u shpreh dje në konferencën për shtyp. – Një ndeshje, pra, jetësore.

Do jetë ndryshe nga sfida e fundit: këtë radhë është vendimtare për të dy skuadrat. Shpresoj, pasi përballja e fundit në ‘Maksimir Stadium’ u luajt me dyer të mbyllura, që këtë herë të ketë shumë spektatorë: i bën mirë spektaklit. Daliç? Më duket se u shpreh se do luanin në sulm, të shohim nesër (sot). Mendoj se do luajë në sulm, sepse i duhet fitorja”, përfundoi Luis Enrike.

Kroacia

FJALËT E RAMOSIT – Përkrah trajnerit në konferencë ndodhej Sergio Ramos. Kapiteni i Realit të Madridit, i vërshëllyer kohët e fundit nga “Bernabeu” si pasojë e startit negativ, pranoi se kritikat nuk ndikojnë tek ai. “Nëse nuk të duartrokasin është sepse besojnë se mund të japësh më shumë, – tha Ramos. – Nuk e marr personale. Luis Enrike? Më vjen mirë që, pavarësisht të kaluarës së tij te Barça, flet gjithmonë mirë për mua. Kushdo kalon një ditë me mua kupton se unë jetoj për futbollin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"