Luis Enrike: Kështu gëzohesh më shumë. Gavi është rast anormal, duket sikur luan në oborrin e shtëpisë
Luis Enrike padyshim ishte i lumtur për arritjen e shkëlqyer të përfaqësueses së Spanjës, e cila nën drejtimin e tij mundi Italinë në “San Siro”. Një sukses i arritur me një ekip me shumë të rinj, si adoleshenti Gavi i cili spikati në këtë duel.
“U bë një ndeshje shumë e mirë, ishim dy rivalë, duke treguar armët tona më të forta dhe duke luajtur ballë për ballë. I bëmë presion mirë, por edhe ata na vunë në vështirësi. Me një stërvitje e gjysmë është e vështirë që lojtarët të identifikojnë idetë e lojës që duam, por e kanë bërë shumë mirë dhe jemi shumë të lumtur. Gjëja më e mirë është të tentojmë të luajmë ndeshjen tonë, të jemi guximtarë, të mbajmë topin, të bëjmë presion para. Dhe unë jam i privilegjuar, pasi kam një listë me 40 lojtarë që japin gjithçka dhe e meritojnë të luajnë ndeshje të tilla.
Gavi? Po flasim për një rast anormal. Ai po luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë. Të kënaq kur sheh një lojtar me këtë cilësi. Ai është e ardhmja e përfaqësues dhe e tashmja gjithashtu.
Ne po na kushton të mbyllim ndeshjet, por duke vuajtur, gëzohesh më shumë. Rivali në finale? As Lukaku e as Mbape, janë Franca apo Belgjika. Të dy janë ekipe të mira, Ishim mes katër më të mirëve dhe tani jemi mes dy më të mirëve. Do të mundohemi t’u krijojmë vështirësi dhe të fitojmë një titull”, tha Luis Enrike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"