Luis Enrike ankohet për arbitrimin: E pashë nga stoli që Mbape ishte jashtë loje! Urime Francës, ne dalim me kokën lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 10:15

Luis Enrike ankohet për arbitrimin: E pashë nga stoli që Mbape ishte jashtë loje! Urime Francës, ne dalim me kokën lart

Francezët merrnin medaljet, teksa nga tifozët spanjollë vërshonte një lumë vërshëllimash. Situata nuk i ka pëlqyer aspak Luis Enrikes, i cili ka ftuar bashkëkombësit e tij të duartrokisnin kampionë e rinj të Ligës së Kombeve. Një gjest fisnik, por edhe krejt spontan i trajnerit të Spanjës, i cili për këtë argument foli edhe në konferencën për shtyp që pasoi finalen e djeshme.

LUIS ENRIKE 1

“Ishte një ndeshje e hapur mes dy skuadrave shumë të forta. Sigurisht që rezultat nuk ishte ai që dëshironim, por të mos harrojmë se përballë kishim kampionët e botës. Nga stoli na u duk si pozicion jashtë loje goli i Mbapesë, por unë bëj detyrën time, ndërkohë që do të ishte mirë ta bënin edhe arbitrat, ndaj nuk dua të flas më shumë”, deklaroi 51-vjeçari.

Më pas, vëmendja e tij shkoi tek analiza e përballjes me Francën. Për Enriken, nuk ka vend për pendesë pasi të gjithë dhanë maksimumin. “Zhvilluam një ndeshje të mirë, por barazimi erdhi shumë shpejt. Duke parë vlerat në fushë mund të them se jam i kënaqur me lojtarët e mi. Marrim si shembull Gavin.

Mendësia dhe vizioni i tij janë të jashtëzakonshëm, por në ekip ka edhe të tjerë. Kjo humbje do të na shërbejë për t’u rritur pasi kemi treguar se jemi një skuadër me vlera e cila mund të bëjë edhe më tepër në të ardhmen. Urime Francës për fitoren, por edhe ne dalim me kokën lart”, përfundoi fjalën e tij trajneri Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"