Luhet sot, Tirana B – Partizani B. Nis java e tri derbeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 11:02

Luhet sot, Tirana B – Partizani B. Nis java e tri derbeve

Dy klubet më të mira të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, gjithë vëmendjen do ta kenë në tri derbet e kësaj jave. Sot, në orën 14:00, pritet të luhet derbi i parë mes dy ekipeve B, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë. Një ndeshje interesante që është menduar të zhvillohet në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

tirana-partizani-moshat-u-19-400x220

Të mërkurën, në orën 14:00, është radha e finales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës U-17 dhe Partizanit U-17, ndërsa të premten, në orën 19:00, është në program derbi i madh i Superiores, Tirana–Partizani, që do të luhet në “Air Albania Stadium”. Për këto tri derbi brenda pak ditësh, për gazetën kanë folur dy trajnerët e skuadrave B, Johanes Tafaj i Tiranës B dhe Dritan Mehmeti i Partizanit

B. TAFAJ – Trajneri i Tiranës B, Tafaj, shprehet: “Gjithmonë derbet janë emocionuese, pavarësisht nivelit të ekipeve. Ato sjellin gjithnjë spektakël dhe lojëra të bukura. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për ekipin tonë, që në përgjithësi ka triumfuar ndaj kundërshtarit të radhës. Këtë e kemi treguar edhe kur kemi luajtur me 9 lojtarë dhe kemi dalë fitues. Do ta tregojmë dhe të hënën (sot), kur do të shihni një Tiranë fituese me një lojë bindëse. U bëj thirrje tifozëve që të vijnë të mbështesin skuadrën tonë, pasi është një faktor që nxit adrenalinën e ndeshjes për lojtarët. Shpresojmë të kënaqen të gjithë të pranishmit. Ne po përgatitemi për fitore”.

mehmeti

MEHMETI – Trajneri i Partizanit B, Mehmeti, i cili sezonin e kaluar ishte ndihmës i trajnerit Skënder Gega, ka theksuar: “Çdo derbi ka vlerën e vet. Mendoj se edhe këtë herë do të jetë një ndeshje që do të na ndihmojë për të dyja skuadrat, pasi kualidojmë edhe lojtarë që vijnë nga ekipet e para. Por për ne do t’i shërbejë më shumë Partizanit B, që ka synimet e qarta për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, por edhe për të rritur cilësinë e lojtarëve të rinj. Për sa i përket rezultatit, mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë dhe në një derbi asnjëherë nuk mund ta parashikosh fituesin. Megjithatë, do të futemi gjithmonë për fitore në fushë”.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"