Luhet për “play-off” dhe “play-out”, shikoni 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 11:43

Luhet për “play-off” dhe “play-out”, shikoni 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Ditën e sotme, duke filluar nga ora 17:00, do të luhen 3 ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për “play-off” dhe “play-out”.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Për “play-off” në grupin A,  Partizani B për ballët me Gramshin, në një ndeshje ku të kuqtë janë “të dënuar” për të fituar. Partizani B po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të realizuar objektivat e sezonit, ku parësore mbetet ngjitja në Kategorinë e Parë. Këtë vit të kuqtë pritet që të hyjë në shtëpi të re, e cila do t’i sigurojë edhe heqjen e disa shpenzimeve, siç janë qiratë e stërvitjeve apo pagesat e ndeshjeve.

Për këtë klubi ka synime të mëdha, sepse krahas ekipit të parë do të funksionojë normalisht edhe ekipi B, skuadër ku mund të aktivizohen të gjithë lojtarët, që mbarojnë kufizimin e moshës tek akademia, por edhe lojtarë të ekipit të parë, që nuk gjejnë hapësira në ndeshjet e Superiores. Ndeshja e sotme mes Partizanit B dhe Gramshit do të luhet në Durrës.

gf

Për grupin B, Maliqi kërkon të shkruajë historinë, teksa do të tentojë rezultat pozitiv ndaj Albpetrolit, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Librazhd, e cila pritet të jetë shumë e luftuar,

Ngfa ana tjetër për “play-out” përballen Ada e Velipojës me Valbonën, një ndeshje ku të dyja skuadrat futen për ta fituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"