Luhet për kreun e renditjes, Lampard: Me Totenhemin do jetë më pikante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 10:41

Luhet për kreun e renditjes, Lampard: Me Totenhemin do jetë më pikante

Totenhemi viziton “Stamford Bridge” në derbin e shumëpritur me Çelsin ditën e sotme.

Jose-Mourinho-and-Frank-Lampard-exchanged-words-in-the-first-half-1341561

Si rrallëherë “Spërsat” e Murinjos vijnë si kryesues në përballjen e kryeqytetit dhe trajneri i bluve, Frenk Lampard, pranon se kjo do t’ia shtojë emocionet këtij dueli, por është ende herët për të folur për titull: “Çelsi-Totenhem është ekstraspecial për shkak të rivalitetit mes dy klubeve.

Unë kam luajtur shumë herë. Fakti që ne jemi në formë të mirë dhe pranë kreut ia shton piperin. Kjo ndeshje mbetet speciale, por është ende herët për të folur për titullin kampion. Skuadra e Murinjos po luan shumë mirë këtë sezon dhe e tregoi edhe në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Sitit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"