Luhet për 50 milionë lekë, ja kush do të vendosë drejtësi në supersfidën Teuta-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 17:03

Luhet për 50 milionë lekë, ja kush do të vendosë drejtësi në supersfidën Teuta-Kukësi

Teuta dhe Kukësi do të diskutojnë mes tyre për një vend për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një trofe që nuk ka ndonjë ndonjë vlerë të madhe, pasi fituesja merr vetëm 50 milionë lekë të vjetër. E megjithatë, durrsakët dhe verilindorët e duan me çdo kusht.

Kukesi-Teuta

Kurrë nuk është keq që të shton në “arkë” një shumë parash, sado modeste të jetë ajo dhe mbi të gjitha kur të garanton një vend të sigurt në Europë.

Teuta-Kukësi do të gjykohet nga Kreshnik Bajramaj. Sektori i arbitrave pranë FSHF-së ka përzgjedhur që t’ia besojë atij një nga ndeshjet e kthimit për gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kreshnik Bajramaj

Ai do të ketë asistencën e dy anësorëve të Kolegjiumit të Tiranës, konkretisht Nertil Bregasit dhe Dojando Myftarit. Takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"