Luhet në Zyrih, ja si u arrit marrëveshja për miqësoren Shqipëri-Kosovë. Ndërhyri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 22:47

Luhet në Zyrih, ja si u arrit marrëveshja për miqësoren Shqipëri-Kosovë. Ndërhyri…

Më në fund ka një akord me të gjitha palët. Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë miqësoren mes tyre më 29 maj në Zyrih. FSHF e ka bërë zyrtare axhendën e miqësores, dje me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. “FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin ‘Letzingrund’ në Zyrih në orën 20:00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor me përfaqësuesen e Ukrainës”, ka njoftuar FSHF në faqen zyrtare.

Kosove-Shqiperi

AKORDI

Për këtë miqësore, dy kombëtaret kanë pasur një akord prej muajsh, mirëpo Federata Zvicerane e Futbollit refuzoi ta lejonte. Arsyetimi zyrtar ka qenë për shkaqe sigurie, teksa nga pas ka qenë si shkak humbja e shumë talenteve që merren nga Shqipëria dhe Kosova. Mirëpo, mediat helvete kanë zbardhur edhe negociatorët që e kanë bërë të mundur këtë marrëveshje.

Që ndeshja të luhet në stadiumin e Zyrihut, kanë ndërhyrë zëvendës-presidenti i këtij klubi si dhe një përfaqësuesi i kompanisë “Footuro”, e cila ka nën menaxhim edhe trajnerin e Kosovës. Një prej menaxherëve të Shalande, teknikut të përfaqë- sueses së Kosovës si dhe Rene Stritmater, zëvendës-presidenti i Zyrihut kanë bërë të mundur që miqësorja të zhvillohet në Zyrih. Nga sa bëhet me dije paraprakGrumbullimi dhe miqësorja Shqipëria do të nisë grumbullimin e saj të radhës në Zvicër më 26 maj.

Ka qenë vendim i trajnerit Panuçi që kuqezinjtë të grumbullohen jashtë vendit, pikërisht në Zvicër ku edhe do të luajnë dy ndeshje miqësore. Pas testit me Kosovën, më 3 qershor Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë miqësore sërish në Zvicër. Këtë herë ndaj Ukrainës së Andrij Shevçenkos, e cila ishte në Axhenda grupin kualifikues në eliminatorët e fundit së bashku me Kosovën. isht, pritet që të ketë shumë ndjekës për këtë ndeshje, që të afrohet edhe me shitjen totale të të gjitha biletave. Për kuqezinjtë, kjo do të jetë një pre dy miqësoreve që do të zhvillojë në këtë periudhë kur UEFA dhe FIFA kanë caktuar data të lira për përfaqësueset.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"