Luhet në Shqipëri, short “tmerri” për U17-n, me fat U19-a e Bogdanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2016 | 12:12

Luhet në Shqipëri, short “tmerri” për U17-n, me fat U19-a e Bogdanit

Kombëtaret e moshave U-17 dhe U-19 të Shqipërisë kanë mësuar rivalët në turin e parë kualifikues të Kampionateve Europiane përkatëse të vitit 2018.

short uefa

Shqipëria U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç është vendosur në Grupin 2 kualifikues të Kampionatit Europian U-17 “Angli 2018”. Kundërshtarët e kuqezinjve do të jenë Spanja, Kroacia dhe Lihtenshtejni. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Shqipëri gjatë datave 19-25 tetor 2017.

Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s. Në këtë raund do të kalojnë dhe 4 ekipet më të mira të vendeve të treta.

Shqipëria U-19 e drejtuar tashmë nga Erjon Bogdani është vendosur në Grupin 12 kualifikues të Kampionatit Europian U-19 “Finlandë 2018”. Kundërshtarët e kuqezinjve do të jenë Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Shqipëri gjatë datave 4-10 tetor 2017.

Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"