Luhet në një orar me Francë-Belgjikë, trajneri i Shkëndijës u bën apel tifozëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 15:18

Luhet në një orar me Francë-Belgjikë, trajneri i Shkëndijës u bën apel tifozëve…

Mund të quhet rastësi ose gafë e klubit organizator, në rastin konkret Shkëndijës. Nesër në orën 20:15 skuadra tetovare luan ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampioneve kundër The Nju Saints. Mirëpo në të njëjtën orar luhet edhe gjysmëfinalja e Kupës së Botës, Francë-Belgjikë.

Osmani

Në kulmin e “Rusi 2018”, normalisht që edhe tetovarët janë përfshirë nga ethet e Botërorit. Por, nuk mendon kështu trajnerit Qatip Osmani, që në prag të ndeshjes me kampionët e Uellsit, bën një apel për tifozët.

“Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe gjysmëfinalja e Botërorit, por jam i sigurtë se ata që e duan me zemër Shkëndijën do të jenë prezent në stadium dhe do të na përkrahin. Shpesoj të jenë të shumtë”, – deklaroi trajneri i Shkëndijës në konferencën për shtyp. Shkëndija-The Nju Saints luhet nesër në orën 20:15 në stadiumin “Filipi II” në Shkup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"