Luhet në kushte perfekte, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve përballjen Bjellorusi-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 16:40

Luhet në kushte perfekte, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve përballjen Bjellorusi-Shqipëri

Moti sot në Bjellorusi pritet që të ofrojë kushtet perfekte për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli. Sipas parashikimeve, temperatura pritet që të jetë rreth 20 apo 21 gradë celsius. Temperaturë perfekte për lojtarët. Lagështira e ajrit është e lartë, në masën rreth 70%. Parashikimet tregojnë se pavarësisht reve të pranishme përgjatë ditës, shanset për reshje shiu janë jo më tepër sesa 10%.

Kombetarja 2

Në bazë të vlerësimit të kompanive të basteve, në këtë ndeshje, Shqipëria nuk futet në fushë si skuadra favorite. Kompanitë e huaja të basteve kanë vlerësuar me koeficient me të ulët skuadrën vendëse.

Kombetarja

Bjellorusia për një fitore të saj kuotohet 2.7, ndërsa më i lartë është vlerësimi për një triumf të Shqipërisë: 2.9. barazimi në këtë takim vlerësohet me koeficientin 3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"