Luhet java e tretë e Kategorisë së Dytë, 16 skuadra zbresin në fushë. Mësoni 8 ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 10:22

Luhet java e tretë e Kategorisë së Dytë, 16 skuadra zbresin në fushë. Mësoni 8 ndeshjet e ditës së sotme

Do të luhen ditën e sotme plot 8 ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e tretë në këtë kampionat.

kategoria_dyte_cover

Në grupin B do të luhet vetëm një ndeshje siç është ajo mes Këlcyrës dhe Butrintit, me skuadrat që do ët kërkojnë fitoren.

Në grupin A, do të luhen 7 ndeshjet e tjera. Tërbuni pret në shtëpi Valbonën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat vijnë në formë aspak të mirë, pasi deri tani kanë grumbulluar vetëm nga një pikë.

Përballje me interes është edhe ajo mes Luzit 2008 dhe Ilirisë, me skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin. Sopoti i vendit të parë sfido Gramshin, në një ndeshje ku do të kërkohet vetëm fitorja.

Ja të gjitha ndeshjet:

kat

JHK FG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"