Luhet “derbi i veriut”, por numri i biletave të shitura në Elbasan është “i frikshëm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 13:54

Luhet “derbi i veriut”, por numri i biletave të shitura në Elbasan është “i frikshëm”

Ditën e sotme, një nga impiantet më të mira të Shqipërisë, “Elbasan Arena”, pret sfidën e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, atë mes Laçit dhe Kukësit, duke qenë se fusha e kurbinasve është në rikonstruksion.

Capture

Por, për të ardhur keq është fakti se në tribuna do të jetë një numër shumë i ulët tifozësh. Siç raporton “Supersport”, vetëm pak momente para nisjes së sfidës, janë shitur vetëm 25-30 bileta, për një ndeshje mjaft të rëndësishme, e cila konsiderohet edhe si “derbi i veriut”, për më tepër që të dyja skuadrat gjenden në kuotë të barabartë pikësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"