Luhet Arsenal-Mançester Junajtid, ja çfarë mesazhi i jep Murinjo riavalit Venger

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 11:08

Luhet Arsenal-Mançester Junajtid, ja çfarë mesazhi i jep Murinjo riavalit Venger

Arsen Venger dhe Zhoze Murinjo sfi dohen sot për ndeshjen kryesore të javës së pesëmbëdhjetë të Kampionatit anglez. Nga rezultati i kësaj sfide mund të përfitojë Mançester Siti që nesër do të përballet me Uest Hemin.

Arsenal v Man Utd

Turi mesjavor nuk e preku renditjen, ndaj është pikërisht takimi i sotëm që mund të japë një sinjal edhe më të qartë mbi pretendentët e sivjetshëm. Mediat britanike e kanë cilësuar rivalitetin mes francezit dhe portugezit me atë të dy tenistëve të viteve ’80 Borg dhe Mekinroi, të cilët në rrugën drejt sukseseve të tyre shpesh gjenin përballë njëri-tjetrin.

MOU – Trajneri i “Djajve të Kuq” nuk pranon të planifikojë duke sjellë si shembull pikërisht dy tenistët e sipërpërmendur, filmi mbi jetën e të cilëve po shfaqet në kinematë e mbarë botës. Sipas “Special One”: “Ndeshjet duhen luajtur njëra pas tjetrës dhe mendoj se kjo është mendësia e duhur për të përballuar kalendarin. Dje po shihja një film mbi karrierën e Mekinroit dhe Bjorn Borgut, me këtë të fundit që këshillohej nga trajneri i tij që të fitonte piket njëra pas tjetrës.

Murinjo i habitur

Duhet bërë çdo gjë hap pas hapi. Edhe unë kështu komunikoj me lojtarët e mi duke i këshilluar të mos shohin përtej sfidës së radhës”. Kur gazetarët e pranishëm në konferencë e pyeten mbi ngjashmërinë e tij me ndonjërin nga tenistët, Mou u përgjigj me ironinë e zakonshme: “Luaj tenis, por nuk jam tenist”.

FOKUS – Me Mançesterin e tij që duhet të ruajë ritmin në kampionat, horizonti sidoqoftë nuk ka se si të mos shtrihet deri të martën, kur në Ligën e Kampioneve, “Djajtë e Kuq” duhet të përballen me CSKA-në e Moskës. Pavarësisht se ekipi anglez e ka siguruar kalimin e turit, për trajnerin portugez, lojtarët e tij nuk duhet të heqin për asnjë moment këmbën nga gazi.

Arsenal

Mesazhi i luzitanit është i qartë: “Çdo ndeshje mundohem ta përballoj me formacionin më të mirë, kështu do të bëj ndaj Arsenalit dhe po njësoj do të veproj në Champions”.

THJESHT ARSENALI – Përqendrimi në kampionat ishte lajtmotivi i fjalës së teknikut portugez, i cili me fjalët e tij mbingarkoi me trysni një sfidë të tensionuar në vetvete, deklaroi:

Manchester

“Është vetëm futboll, është thjesht Arsenali, një ndeshje që vlen po aq sa të tjerat. Nuk mendojmë se sa pikë larg tyre jemi apo sa pikë na ndajnë nga kreu, është thjesht Arsenali, pavarësisht se kur erdha në Angli i kisha gjithnjë mes rivalëve kryesorë për titull”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"