Luhen çerekfinalet, gola dhe spektakël në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2017 | 11:39

Luhen çerekfinalet, gola dhe spektakël në Kupën e Shqipërisë

U luajtën dje ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat. Pesë takimet prodhuan lojëra të bukura dhe shumë gola.

Tirana dhe Skënderbeu për U-17 kanë arritur të kalojnë më tej, ndërsa për U-19 janë kualifikuar Shkëndija, Tirana dhe Skënderbeu.

Skenderbeu U-17

U-17

Skuadra e Tiranës ka mposhtur thellësisht Kukësin 5-2, por duke hasur në vështirësi, sidomos gjatë pjesës së parë. Pas barazimit 1-1 në fund të 45 minutave para pushimit, bardheblutë shpërthyen me fillimin e pjesës së dytë. Redi Veriu ishte autor i tre golave për kryeqytetasit dhe më pas Çelhaka e Tabaku plotësuan 5-golëshin.

U-17 Tirana - Kukesi skeda

Në sfidën tjetër, korçarët që drejtohen nga Ligoraq Tiko kanë arritur që të kualifikohen ndaj elbasanllinjve që në pjesën e parë teksa kanë shënuar tre gola fillimisht me anë të Liqerit e më pas me anë të Demollarit dhe Bregasit. Në fraksionin e dytë, Llazar ka shënuar golin e katërt dhe në minutën e fundit Rrasa shënoi golin e nderit për Elbasanin.

U-17 Skenderbeu - Elbasani skeda

U-19

Shkëndija nuk e ka pasur dhe aq të lehtë kualifikimin me skuadrën lezhjane të Briansit. Vetëm në minutën e 45-të ka qenë Xhixha ai që ka shënuar golin e vetëm në këtë takim. Skuadra lezhjane ka luajtur e barabartë duke pasur edhe ajo mundësitë e kualifikimit, por Tokrri, Rica e Gjini kanë humbur mundësitë për të shënuar.

U-19 Briansi - Shkendija skeda

Tirana dhe Internacional kanë dhuruar një ndeshje mjaft të bukur dhe të fortë nga të dyja skuadrat. Janë dashur goditjet e penalltive që Tirana të kalonte më tej.

U-19 Tirana - Internacional skeda

Në sfidën tjetër, Skënderbeu eliminon Shkëndijën e Durrësit me tripletë.

U-19 Skenderbeu - Shkendija skeda

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"