Luftojnë prej vitesh për tu ngjitur një kategori më lart, 3 largime zyrtare te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 16:24

Luftojnë prej vitesh për tu ngjitur një kategori më lart, 3 largime zyrtare te skuadra e…

Pasi mësuan se kampionati nis më 4 tetor, Albpetroli ka vendosur datën 7 shtator për fillimin e stërvitjes. Së fundi është folur për shumë rrjedhje nga kampi patosarak, por deri tani janë 3 të larguar zyrtarisht.

Albpetroli-Tomori

Ata janë Aljon Lalaj, Kejsion Kumanaku dhe Florjan Crraga, që kanë tërhequr dokumentacionin. Për sa u takon afrimeve, Albpetroli nuk ka bërë asnjë lëvizje. Ndoshta në këtë drejtim do të bëhet diçka me grumbullimin e ekipit dhe atëherë do të flitet edhe për objektivat e patosarakëve.

Kujtojmë që Albpetroli ka vite që pretendon të ngjitet në Kategorinë e Parë, por e ka mbyllur kampionatin në vend të tretë. Sezonin e fundit u ndal në “play off”.

Luis Fejzulla

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"