Luftojnë për mbijetesë, futbollisti i Elbasanit: Ia dalim pa ndeshje shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:27

Luftojnë për mbijetesë, futbollisti i Elbasanit: Ia dalim pa ndeshje shtesë

Elbasani pret Orikun të shtunën në “Elbasan Arena”, ku verdheblutë i kanë jetike 3 pikët. Në të kundërt, ata do të zhbënin gjithë punën e mirë të javëve të fundit. Fitoret e fundit japin shpresë se edhe kjo ndeshje do kalojë me sukses, pavarësisht se përballë është një ekip pa presion.
Elbasani Turbina

Në një prononcim për “Panorama Sport”, autori i golit të parë ndaj Shënkollit, Kejsi Skënderi, shprehet se Elbasani do t’i surprizojë të gjithë.

“Fitorja ndaj Shënkollit tregoi se skuadra ka potencial dhe jo më kot këto javët e fundit ka bërë paraqitje pozitive dhe ka marrë rezultate. Detyra jonë është të mos e ulim ritmin dhe në 5 ndeshjet e mbetura të marrim pikët e plota. Shpresojmë ta arrijmë mbijetesën pa nevojën e ndeshjes shtesë. Tani jemi të përqendruar te përballja e radhës me Orikun, ku synojmë vetëm fitoren. Luajmë në shtëpi dhe nuk mund të pranojmë asnjë rezultat tjetër veç tri pikëve, edhe pse nuk do ta kemi aspak të lehtë”, u shpreh mesfushori 20-vjeçar i Elbasanit, Skënderi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"