Luftohet për një vend në Ligën e Kampionëve, ja cilat janë skuadrat e licensuara për pjesëmarrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 17:28

Luftohet për një vend në Ligën e Kampionëve, ja cilat janë skuadrat e licensuara për pjesëmarrje

Drita dhe Prishtina janë zyrtarisht dy ekipet që do të garojnë në garat europiane për këtë vit. Në një konferencë për shtyp, FKK ka lajmëruar se skuadrat janë pranuar nga UEFA si të licensuara janë Drita, Prishtina, Trepç 89 , Liria, LLapi dhe Gjilani, nga ana tjetër janë refuzuar Feronikeli, Drenica, Vëllaznimi dhe Flamurtari. “Këtë edicion, prej 12 klubeve të Superligës, 10 kanë qenë pjesë e procesit, e vetëm dy jo.

op_8385

Dy skuadrat që nuk ishin pjesë e këtij procesi janë dy skuadrat që në aspektin sportiv janë larguar në fund të këtij edicioni nga Superliga, Besa dhe Vllaznia. Ndërkohë, të 10 klubet e tjera kanë aplikuar të paktën formalisht për të qenë pjesë e këtij procesi, e nga këto, 6 kanë pasur një aplikim të suksesshëm, që nënkupton Komisioni i shkallës së parë ka vendosur të marrin licencën për garat e UEFA-s për sezonin 2018-2019, kurse 4 prej tyre janë refuzuar dhe do të kërkojnë ta marrin licencën për edicionet e radhës”, tha zyrtari i FKK, Bajram Shala. Tashmë mbetet vetëm të mësohet se kush skuadër nga Liga e Kosovës do të garojë në Champios Ligë, pasi Prishtina dhe Drita po luftojnë për titullin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"