Luftëtarit zyrtarisht jashtë Superiores, Novi: Mendojmë për sezonin e ri, lojtarët janë pa eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 14:48

Luftëtarit zyrtarisht jashtë Superiores, Novi: Mendojmë për sezonin e ri, lojtarët janë pa eksperiencë

Neritan Novi, trajneri i Luftëtarit, në fund të takimit foli për sfidën me Tiranën si dhe rënien matematike në Kategorinë e Parë.
novi

“Ndeshja me Tiranën dihej që ishte e vështirë. Luanim me skuadrën më të mirë të kampionatit. E them këtë, pasi e njoh edhe Kukësin, por Tirana bën diferencën. Zhvilluam një ndeshje të dobët në mbrojtje, kjo dhe për shkak të mungesave të disa prej lojtarëve titullarë. Më është dashur të ribëj formacionin ndeshjet e fundit, çka ka sjellë edhe mosarritjen e rezultateve. Sa u takon përplasjeve të lojtarëve të mi në fushë, kjo është diçka normale në një ndeshje. Aq më tepër që janë të rinj në moshë. Megjithatë, këtu nuk ka vend për teprim të situatës, pasi jashtë lojës çunat (lojtarët) janë shokë dhe djem të mirë. Unë jam shprehur vazhdimisht se mendjen e kemi te sezoni tjetër, por asnjëherë nuk kemi për të toleruar. Na mungon përvoja, por jo dëshira për të marrë sa më shumë pikë”, u shpreh Novi për “Panorama Sport”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"