Luftëtari u beson të rinjve, firmosin edhe katër 20-vjeçarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2017 | 12:41

Luftëtari u beson të rinjve, firmosin edhe katër 20-vjeçarë

Merkatoja e Luftëtarit nuk është bazuar vetëm te lojtarët me CV të pasur, por edhe te të rinjtë. Pas Fakundo Nasif, Bruno Toledo, Fabricio Nunjez dhe Valdo Zeqaj, rishtas me klubin kanë nënshkruar katër të tjerë, të cilët janë të gjithë 20-vjeçarë.

Luftetari

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Liberia, Abu Kamara, mbrojtësit e ardhur nga Partizani e Sopoti, Stivian Janku dhe Mikel Hoxha, si dhe mesfushorin e ardhur nga Elbasani, Arsen Kasa. Klubi tregon edhe një herë tjetër se kërkon të afirmojë në Superiore elementë të talentuar, ashtu siç bëri në sezonin e kaluar.

Luftetari 1

Sakaq, futbollistët e Luftëtarit ditën e djeshme iu nënshtruan të gjitha analizave mjekë- sore. Afro 30 futbollistë që do të përfaqësojnë fanellën e bluzinjve kanë kryer të gjitha analizat e nevojshme në spitalin “Omer Nishani”.

Luftetari 2

Mbetet ende e paqartë lista përfundimtare e të federuarve, megjithatë pritet që mbrëmjen e sotme të gjitha dilemat të marrin fund. Klubi ka programuar dy miqësore brenda dy ditësh.

Ekipi i drejtuar nga Fernandez do të masë forcat kundër Tomorit sot, ndërsa nesër me Bylisin. Të dyja këto sfida janë programuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Gjirokastra”.

Luftetari 3

KAPITENI – Orjad Beqiri vlerëson fazën përgatitore dhe thekson se ekipi është gati për startin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” kapiteni beson se sezoni i ri do të jetë edhe më i mirë se ai që lamë pas.

orjad beqiri

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë nën drejtimin e dy trajnerëve uruguaianë, Fernandez dhe Rubelo. Kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë kësaj periudhe në aspektin tekniko-taktik. Ndërsa në aspektin fizik kemi punuar po në mënyrë të shkëlqyer.

Sezonin e fundit bëmë mirë dhe dëshmi për këtë është loja që ne bëmë, por edhe rezultatet. Por, të njëjtën gjë do të synojmë edhe këtë sezon. Objektivi ynë mbetet i njëjti, do të vazhdojmë projektin e nisur një vit më parë, por me shpresën që në fund të arrijmë edhe Europën.

Drejtuesit e klubit kanë vepruar drejt në merkato, pasi kanë afruar lojtarë me eksperiencë dhe të rinj që premtojnë për të ardhmen”, përfundoi qendërmbrojtësi vlonjat.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"