Luftëtari tenton mrekullinë, trajneri Kostiç: Disa netë pa gjumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 18:28

Luftëtari tenton mrekullinë, trajneri Kostiç: Disa netë pa gjumë…

Trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, ka debutuar në pankinën bluzi me një humbje të thellë 5-0 në Letoni. Në konferencën për shtyp pak minuta më parë, interesi i mediave ishte zero. Megjithatë, “Panorama Sport” ishte e vetmja media që ndoqi nga afër konferencën për shtyp të sllovenit, ku në krah të tij ishte edhe zëdhënësi i klubit, Rigels Malile. “E kemi bërë analizën e ndeshjes së parë dhe kanë qenë disa netë pa gjumë për të kuptuar atë që ndodhi dhe atë që pësuam në atë takim”, – deklaroi fillimisht Kostiç.

kostic

I pyetur nëse beson te një mrekulli ndaj Ventspils, slloveni i pankinës së Luftëtarit deklaroi: “Mrekullitë? Ato vijnë nga këmbët e lojtarëve. Do të përpiqemi të luajmë futbollin tonë dhe të shënojmë sa më shumë gola. Nëse do bëjmë një apo shtatë gola, është tjeter gjë. Do të tentojmë për më të mirën, por duhet shumë fat”.

Ndërkohë, ndeshja e nesërme luhet në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Pritet që takimi të transmetohet nga TVSH, ndërkohë që interesi për bileta është shumë i ulët.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"