Luftëtari regjistroi “turpin” e Superiores ndaj Partizanit, shikoni lojtarët më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 21:00

Luftëtari regjistroi “turpin” e Superiores ndaj Partizanit, shikoni lojtarët më të mirë dhe më të dobët

Nuk ka asnjë dyshim për më të mirin e ndeshjes Partizani-Luftëtari 8-1, pasi me katër golat e shënuar në portën e gjirokastritëve, Eraldo Çinari është njeriu i ndeshjes. Shkodrani ishte i papërmbajtshëm në këtë takim dhe ajo që ra në sy ishte se të katër golat u shënuan me këmbën e majtë.Goli i Brojes Partizani

Paraqitje të mirë bëri kapiteni Trashi që ishte efektiv me shërbimet e tij, por edhe Tedi Cara la gjurmë në këtë sfidë. Për gjirokastritët veçohet Gresild Lika, i cili shënoi një gol të bukur.

MË PAK AKTIVI

Luftëtari ka regjistruar dje “turpin” e Kategorisë Superiore për këtë sezon, pasi bëhet skuadra që pëson më shumë gola në një takim, tetë. Gjirokastritët u paraqitën shumë dobët në fazën mbrojtëse ndaj Partizanit, kryesisht në qendër.

Portieri Shala e nxori tetë herë topin nga rrjeta, por jo në të gjitha rastet për fajet e tij. Mosha e re, por edhe vendosja e disa lojtarëve në pozicione jonatyrale patën ndikimin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"